Ndahet nga jeta kryetari i parë i Kuvendit të Maqedonisë
18 qershor 2024
| 12:22
Kryetari i parë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së pavarur dhe sovrane, Stojan Andov, ka vdekur në moshën 89-vjeçare.
I lindur në vitin 1935 në Kavadar, Andov ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Shkup dhe ka magjistruar në Universitetin e Beogradit.
Në disa raste ka mbajtur postin e kryetarit të legjislativit, ka qenë deputet dhe në vitin 1999 ka kandiduar edhe për president të shtetit.