Ndahet nga jeta legjenda e futbollit korçar
Mëngjesin e sotëm, legjenda e futbollit korçar, Teodor Vaso, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.
Heroi i përfaqësueses shqiptare, do të mbahet mend për shumë episode të veçanta në jetën e tij, por më i veçanti ka qenë në ndeshjen e vitit 1967 ku luajti për 30 minuta me këmbë të vrarë dhe të ënjtur kundër Republikës Federale Gjermane.
Njëri nga 5 sportistët më të mirë të vitit 1968 në përbërje të ekipit Kombëtar të futbollit shqiptar për rezultatin e jashtëzakonshëm në barazimin 0-0 me kampionen e botës, RF Gjermane.
Më 17.12.1967 është cilësuar ndër 11-të më të mirët të futbollit shqiptar, në 55- vjetorin e futbollit tonë, të botuar në gazetë.
Gjithashtu është cilësuar futbollist i shekullit të Korçës në vitin 1998 e gjithashtu është dekoruar me medaljen e artë për merita të shquara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Ka bërë 46 ndeshje ndërkombëtare, nga këto 20 me ekipin përfaqësues (Kombëtaren), si lojtari me më shumë ndeshje të futbollistëve korçarë, sipas statistikave zyrtare të botuara.