Ndahet nga jeta legjenda e Milanit
Legjenda e Milanit, Pierino Prati, ka mbyllur sytë përgjithmonë. Ai është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare, duke humbur betejën me sëmundjen e rëndë, që e kishte mbërthyer prej kohësh.
Prati ka pasur një karrierë të shkëlqyer si futbollist, teksa në Itali fitoi gjithçka, titull e Kupë, ndërkohë që me Milanin ngriti edhe European Cup (Champions League sot), Kupën Interkontinentale dhe dy herë Kupën UEFA.
Në vitin 1968 ishte pjesë e Italisë, ku fitoi edhe Europianin, ndërkohë që dy vite më pas shkoi edhe në Botërorin e Meksikës.
Gjatë karrierës së tij, ish-sulmuesi kuqezi shënoi 100 gola në 232 ndeshje të Serie A. Në sezonin 1967/68 ai doli golashënuesi më i mirë i kampionatit italian, me 15 gola.
Njoftimi i Milanit:
Një gjigant i historisë sonë ka mbyllur sytë. Nga Bernabeu në Bombonera: Piero Prati u ka dhënë prestigj ngjyrave kuqezinjve në të gjithë botën. Mirupafshim Piero! Mirupafshim me një legjendë të vërtetë kuqezi. Ju ishit një dritë e ndritshme për të gjithë ne dhe një humbje e shtrenjtë! Pusho në paqe Piero”.