Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare njeriu i parë në botë i vaksinuar për Covid
William Shakespeare, njeriu i parë në botë që iu injektua një vaksinë e aprovuar për koronavirusin në botë, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare.
I moshuari ndërroi jetë nga një sëmundje që nuk kishte lidhje me koronavirusin.
Bill, siç e thërrisnin ndryshe, u bë i njohur në të gjithë botën kur më 8 dhjetor u vaksinua me Pfizer/BioNTech në Qendrën Spitalore Coventry.
Ish punonjësi i Rolls Royce vdiq të enjten e kaluar pasi prej kohësh vijonte të ishte i shtruar në spitalin ku edhe u vaksinua për Covid-19.
Ai lë pas gruan e tij Joy, dy djemtë dhe nipërit e mbesat.
William Shakespeare, burri i parë në botë që iu injektua një vaksinë e aprovuar për koronavirusin në botë, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare.
Fotografia e Shakespeare ndërsa i injektohej doza e parë e vaksinës së prodhuar nga Pfizer, ndërsa mbante veshur një palë çorape krishtlindjesh u publikua nga media në të gjithë botën.