Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare historiani Liman Rushiti

30 shtator 2024 | 12:35

Në moshën 82-vjeçare është ndarë nga jeta historiani, prof. dr. Liman Rushiti.

Lajmi është bërë me dije nga familjarët e të ndjerit.

Ceremonia e varrimit do të mbahet të mërkurën, më 2 tetor në fshatin e lindjes, Sazli (lagjia Ratkocer) të Ferizajt,në orën 15:30.

Sipas njoftimit, e pamja do të mbahet për 3 ditë në hotel “Grand”, nga 3 tetor deri më 5 tetor, nga ora 10:00 deri në orën 17.00.

Biografia e historianit Liman Rushiti:

Profesor doktor Liman Rushiti u lind më 25 qershor të vitit 1942 në fshatin Sazli, komuna e Ferizajt.

Studioi për histori në Universitetin e Prishtinës.

Ai diplomoi në vitin 1967.

Rushiti në vitin 1975 magjistroi me temën “Rregullimiterritorial dhe administrativ i Kosovës 1918-1941” në Universitetin e Prishtinës.

Në po të njëjtin Universitet ai edhe mbrojti temën e doktoraturës “Lëvizja Kaçake në Kosovë 1918-1928”, më 25 janar 1980.

Profesor doktor Liman Rushiti, ka botuar pesë libra si dhe ishte bashkautor i disa librave tjerë historik e enciklopedik dhe i disa teksteve shkollore.

Gjithashtu ishte pjesëmarrës në shumë kongrese dhe simpoziume në Prishtinë, Tiranë si dhe në shumë vende të ish-Jugosllavisë, si në Beograd, Zagreb, Sarajevë, etj.

Ai po ashtu është edhe autor i mbi 200 punimeve shkencore.

Profesor doktor, Liman Rushiti, në vitin 1981, është avancuar në titullin e lartë shkencor, “Profesor Inordinar”, dhe në vitin 1987 është avancuar në titullin ”Profesor Ordinar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni legjendar i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ka dhënë…