Ndahet nga jeta nëna e Arsim Bajramit, varrimi i saj bëhet sot
27 shtator 2024
| 11:25
Ka ndërruar jetë nëna e profesorit Arsim Bajrami.
Lajmin e ka bërë me dije profesor Bajrami në një postim në “Facebook”.
Ai ka treguar se varrimi i nënës së tij do të bëhet sot (e premte) në orën 16:30 në varrezat e fshatit Medvec të Lipjanit.
|Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë farefisin, miqtë, kolegët, shokët dhe dashamirët se më e dashura, nëna jonë Jalldyze (Shamolli) Bajrami sot në oren 6 të mëngjesit u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare. Varrimi i të ndjerës bëhet sot me datë 27.09.2024 , ne ora 16:30 në varrezat e fshatit Medvec, ne Lipjan. Nëna iku duke na lënë përherë të pikëlluar. Do të kujtojmë gjithmonë me mall e dashuri!”, ka shkruar Bajrami.