![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/08/1D4BD2E7-6502-4B7A-B141-2194B01607F0.jpeg)
Ndahet nga jeta nëna e kryeministrit, Rama: Ishe drita e shtëpisë
01 gusht 2020
| 09:17
Aneta Rama, nena e kryeministrit Edi Rama eshte ndare nga jeta. Lajmin e hidhur e ka ndare vete Rama me nje postim te bere ne faqen e tij ne Facebook.
“Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam”- shkruan Rama.
Mesazhi i Edi Ramës:
Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam?.