Ndahet nga jeta nënoficeri i FSK-së, Arsim Vishesella
03 tetor 2024
| 15:52
Nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Arsim Vishesella, ka ndërruar jetë sot.
Lajmin e ka bërë me dije FSK-ja, duke deklaruar se Vishesella ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënat Bashkim Jashari, i ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë pjesëtarëve të FSK-së.
Vishesella ishte ish-pjesëtar i UÇK-së, për të vijuar më pas kontributin edhe në FSK.
“Homazhet nga njësitë e FSK-së, do të mbahen në Kazermën “Skënderbeu ” në Ferizaj, me datë 04.10.2024 nga ora 10:00-11:00, ndërsa ceremonia e varrimi do të bëhet nga ora 14:00 në varrezat e veteranëve në Komunën e Shtimes”, ka njoftuar FSK-ja.