Ndahet nga jeta Nexhmije Hoxha, gruaja e ish-liderit Enver Hoxha
Është ndarë nga jeta Nexhmije Hoxha, gruaja e ish-liderit Enver Hoxha, e cila gjurmën e fundit e la përmes një libri që ka dalë vetëm pak ditë më parë treg.
Nexhmije Hoxha, është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare. Ajo u martua me Enver Hoxhën në janar të vitit 1945. Ata sollën në jetë tre fëmijë.
Nexhmije Hoxha ka qenë ish-drejtoreshë e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste pranë Komitetit Qendror të PPSH-së, presidente e Bashkimit të Grave Antifashiste të Shqipërisë, përfaqësuese e popullit në Kuvendin Popullor, drejtoreshë e Drejtorisë së Propagandës, Arsim dhe Kulturë në KQ të PPSH-së.
Nga viti 1966 e në vazhdim ishte drejtoreshë e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste pranë KQ të PPSH-së. Në vitin 1988 u zgjodh kryetare e Frontit Demokratik të Shqipërisë.
Nexhmije Hoxha është vlerësuar me 13 dekorata, si dhe Urdhrin “Hero i Punës Socialiste”.