Ndahet nga jeta një nga ideologët e çështjes kombëtare, Gani Sylaj
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka njoftuar opinionin e gjërë për vdekjen e veprimtarit, atdhetarit, bashkëluftëtarit dhe një nga ideologët e çështjes kombëtare, Gani Sylaj.
Postimi i plotë i tij:
Sot, në mëngjes u nda nga ne fizikisht, veprimtari, atdhetari, bashkëluftëtari dhe një nga ideologët e çështjes kombëtare, Gani Sylaj.
Nga sot, Drenasi dhe kombi ynë, në mesin e vet, ka një atdhetar më pak, i cili me devotshmërinë e tij të pashoqe, nga vitet 70, të shekullit të kaluar, me veprimtarinë ilegale atdhetare, filloi rrugëtimin për liri dhe çlirim.
Nga sot, radhët e armatës së shtetndërtuesve, i mungon një nga emrat më të shkëlqyer, i cili me urtësi, vizion dhe mirësi, fuqishëm i kontribuoi ndërtimit të vendit, debatit demokratik në komunën tonë dhe përhapjen e kulturës demokratike, për debat, për avancim të kulturës tonë politike.
Shpreh ngushëllimet më të thella për familjen Syla, bashkëveprimtarëve të tij, bashkëluftëtarët dhe bashkëmendimtarëve anë e kënd atdheut tonë!