
Ndahet nga jeta profesori i Juridikut, Asllan Bilalli
20 prill 2025
| 15:45
Një lajm i hidhur ka goditur sot komunitetin akademik dhe juridik në vend. Profesori i nderuar i Fakultetit Juridik, Asllan Bilalli, ka ndërruar jetë.
Bilalli njihej si një figurë e respektuar në fushën e drejtësisë dhe si një kontribuues i madh në edukimin e shumë brezave të rinj në Fakultetin Juridik. Ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme me angazhimin e tij si ligjërues dhe intelektual i përkushtuar ndaj dijes dhe zhvillimit të arsimit në Kosovë.
Vdekja e tij ka lënë në pikëllim familjen, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën nga afër.