Ndahet nga jeta regjisori Gjergj Xhuvani
Regjisori i njohur Gjergj Xhuvani ka ndërruar sot jetë. Ai u nda nga kjo botë në moshën 56-vjeçare, i shtruar në një spital në Romë, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë
Humbja e artistit të mirënjohur ka prekur edhe personalitete të politikës. Presidenti Ilir Meta i ka shprehur familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve ngushëllimet e tij. Ndër të tjera, ka theksuar se Xhuvani do të nderohet nga të gjithë me respekt për trashëgiminë e jashtëzakonshme artistike, si dhe do të mbahet mend gjithmonë.
Gjergj Xhuvani u diplomua në 1986-ën në Akademinë e Arteve në Tiranë në degën Arte Dramatike, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.
Ky produkt kinematografik do të pasohej nga një sërë filmash të tjerë të suksesshëm si: Në kërkim të kujt (2011) Lindje, perëndim, lindje – (2008) I dashur armik – (2004) Parullat -(2001) Funeral Business – (1999) Dashuria e fundit – (1995) Një ditë nga një jetë – (1994) E diela e fundit – (1993) Bardhë e zi – (1991), etj./mapo
https://m.facebook.com/1477517792294489/posts/2429031203809805?s=697817686&sfns=mo