Ndahet nga jeta shkrimtari dhe skenaristi Neil Simon
Dramaturgu dhe skenaristi Neil Simon ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare.
Ai ka ndërruar jetë për shkak të komplikimeve me pneumoninë sipas publicistit të tij, Bill Evans.
Simon është ndarë nga jeta rreth orës 01:00 të së dielës në spitalin e Nju Jorkut-Presbyterian Hospital.
Si një anëtar i famshëm “Your Show of Shows”, Simoni ishte shtylla e argëtimit për më shumë se gjashtë dekada.
Në vitin 1991, ai kishte fituar çmimin “Pulitzer” për dramën me “Lost në Yonkers”.
Ai ishte skenarist i komedive të paharrueshme si “The Odd Couple” “Barefoot in the Park”, “The Sunshine Boys” dhe “Brighton Beach Memoirs”.
Suksesi i tij i parë në Broadway ishte “Come Blow Your Horn” e vitit 1961.
Ai ka shkuar shumë vepra komike që u bënë pjesë e teatrit amerikan në fund të shekullit të 20-të.
Dhe kjo nuk ishte asgjë, pasi Simoni kishte shkruar më shumë se 30 drama. Duke shtuar dhe skenarët e tij origjinal si “The Out-of-Towners”, “The Heartbreak Kid” “The Goodbye Girl” dhe “Seems Like Old Times”.