Ndahet nga jeta vëllai i Michael Jacksonit

16 shtator 2024 | 10:44

Vëllai i Michael Jacksonit, Tito dhe anëtari themelues i “Jackson 5” vdiq në moshën 71-vjeçare.

Tito u bë i njohur në fund të viteve 1960 dhe 1970 me labelin Motown dhe më vonë pati sukses të vazhdueshëm me grupin Epic në fund të viteve 1970 dhe 1980.

Tito filloi një karrierë solo në 2003, duke performuar si muzikant “blues”. Gjatë karrierës së tij, ai u nominua për tre çmime Grammy dhe u fut në Rock and Roll Hall of Fame si anëtar i “Jacksons 5”.

Jackson u martua me Delores “Dee Dee” në qershor 1972 në moshën 18 vjeç dhe çifti u divorcua, më 1988.

Çifti kishte tre djem – Taj, Taryll dhe TJ.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e futbollit dhe trajneri i mirënjohur, Ajet Shosholli, një…