Ndahet nga jeta veprimtari i LDK-së
13 shkurt 2020
| 14:42
Është ndarë nga jeta, veprimtari i devotshëm i çështjes kombëtare, Ismet Mjaku.
Mjaku ishte anëtarë i Kryesisë së Degës në Ferizaj dhe Drejtor në qeverinë komunale të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Ishte njeri me vyrtyte të larta njerëzore dhe intelektuale dhe i pakompromis në mbrojtjen dhe afirmimin e parimeve të LDK-së. LDK-ja dhe Dega në Ferizaj, humbi një veprimtar model, një njeri të veçantë si dhe familjarët njeriun e tyre shembullor. Ngushëllime familjarëve, miqve dhe të gjithë veprimtarëve. Veprimtari Ismet Mjaku, u prehtë në paqe”, ka njoftuar LDK-ja.