Ndahet PDK-ja, Familja Jashari formon parti
31 tetor 2018
| 17:04
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po përballet me një krizë në bastionin e saj.
Brenda këtij subjekti politik, në degën e Skenderajt kanë nisur përgatitjet për formimin e një iniciative rreth së cilës janë të angazhuar figurat qendrore të PDK-së; deputetë, ish-deputetë, udhëheqës komunalë e zëvendësministra.
Për më tepër, ky subjekt tashmë ka krijuar edhe sloganin e vet.
Kësaj iniciative, i prinë Bekim Jashari, i cili për Televizionin T7 ka konfirmuar angazhimin e tij për krijimin e një platforme të re politike, për të mirën e qytetarëve të Kosovës.
Për këto dhe informacione të tjera, në emisionin Frontal Live, që transmetohet në Televizionin T7, në orën 17:00.