Ndahet urdhri “Hero i Kosovës” për vëllezërit Bytyqi

26 shtator 2018 | 12:23

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se me vendim të presidentit Hashim Thaçi, u është ndarë urdhri “Hero i Kosovës” vëllezërve Bytyqi të cilët ishin pjesë e UÇK-së.

“Një nga ngjarjet e dhimbshme, që dëshmojnë për lartësitë e përpjekjeve tona, është ajo e vëllezërve Bytyqi. Ylli, Mehmeti dhe Agroni braktisën jetën e ndërtuar përtej Atlantikut, për t’iu përgjigjur thirrjes së atdheut, duke u rreshtuar me UÇK-në. Gjatë ceremonisë së dekorimit të vëllezërve Bytyqi, nga Presidenti i vendit, me urdhrin e heronjve të Kosovës, babës Ahmetit dhe nënës Bahrie, iu shpreha konsideratat më të larta për kontributin e çmuar të bijve të tyre për liri, si dhe për angazhimin e paepur të familjes edhe në betejën e dytë, për ta çuar drejtësinë në vend. Në thelb të sakrificës së vëllezërve Bytyqi, qëndron dimensioni i vërtetë i luftës për Kosovën, e cila u mbështet fuqishëm edhe nga atdheu i tyre i dytë, ShBA-ja. Populli i Kosovës përjetësisht do t’i kujtojë me pietet!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për…