Ndalen kërkimet për të mbijetuar në Florida
Ekipet e shpëtimit kanë përmbyllur kërkimet për të mbijetuar nën rrënojat e një ndërtese në Florida, e cila është rrëzuar gati dy javë më parë.
“Në këtë pikë, ne kemi shfrytëzuar secilën mundësi në misionin tonë të kërkim-shpëtimit”, ka thënë kryetarja e qarkut Miami-Dade, Daniella Levine Cava, para gazetarëve më 7 korrik.
Fokusi ynë tani do të bartet në nxjerrjen e trupave të viktimave nga rrënojat, ka thënë ajo.
Ndërtesa në zonën Surfside është rrëzuar në orët e para të 24 qershorit.
Numri i viktimave deri më tani ka shkuar në 54, ndonëse për 86 persona nuk dihet ende asgjë.
Asnjë i mbijetuar nuk është gjetur pas rrëzimit të ndërtesës, derisa ekipet e shpëtimit kanë thënë se shumë viktima, që janë gjetur nëpër rrënoja, kanë qenë ende nëpër shtretër.
Hetuesit ende nuk kanë vërtetuar se çfarë ka shkaktuar rrëzimin e ndërtesës 40-vjeçare.
Në një raport të inxhinierëve më 2018, është gjetur se për disa parregullsi në strukturë të ndërtesës, të cilat tani janë në qendër të hetimeve.
Pas rrëzimit të ndërtesës, zyrtarët në qytete tjera kanë nisur të kontrollojnë edhe ndërtesa tjera në afërsi, për t’u siguruar se nuk ka probleme të tilla në strukturë./rel/