Ndalen protestat në Hong Kong në përkujtim të sulmeve të 11 shtatorit
Aktivistët e Hong Kongut kanë ndalur protestat të mërkurën për të përkujtuar sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara dhe kanë dënuar raportimet e të përditshmes shtetërore kineze, China Daily se ata janë duke planifikuar “terror masiv” në qytetin e territorit kinez.
Hong Kongu është përfshirë për muaj nga protestat që janë nxitur nga një legjislacion i pezulluar tashmë, që parashihte ekstradimin e të dyshuarve në Kinë.
Protestat më vonë janë zgjeruar, pasi protestuesit kanë bërë thirrje për demokraci dhe u kanë kërkuar udhëheqësve komunistë që të largohen nga qyteti.
“Fanatikët kundër qeverisë janë duke planifikuar sulme masive terroriste më 11 shtator në Hong Kong, duke përfshirë gypa të gazit”, është thënë në një editorial të së përditshmes kineze, “China Daily”
Ish-kolonia britanike e Hong Kongut i është kthyer Kinës më 1997 sipas organizimit “një shtet, dy sisteme”, duke i garantuar këtij territori liri që nuk kanë vendet tjera.
Liderja e Hong Kongut, Carrie Lam ka thënë se do ta tërheqë projektligjin për ekstradim, mirëpo banorët e Hong Kongut shqetësohen se Pekini është duke tentuar të zbehë autonominë e këtij territori.
Kina mohon se është e përfshirë në këto protesta dhe ka akuzuar Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe të tjerët për nxitje të pakënaqësive. /Rel/