
Ndalen punimet e një ndërtimi pa leje në Gjakovë
04 qershor 2021
| 16:13
Inspektorët e ndërtimit në Komunën e Gjakovës kanë ndaluar të premten punimet e një ndërtimi pa leje. Lajmin e ka bërë me dije drejtori për Punë Inspektuese, Fazli Hoxha.
“Si Drejtori për Punë Inspektuese do të vazhdojmë me inspektime në terren për të përcjell nga afër ndërtimet në qytetin e Gjakovës. Ky vazhdim i inspektimit do të vetëdijësojë të gjithë ata që janë të interesuar të ndërtojnë se paraprakisht duhet marrë leja e ndërtimit sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.