Ndalet puna në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, kompania kërkon paratë

02 gusht 2022 | 23:57

Punimet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë janë ndërprerë të martën nga kompania “Joos Krasniqi”.

Menaxheri i projektit, Agron Krasniqi, thotë se këtë vendim e morën sepse nuk i kanë marrë pagesat për punën, që prej dhjetorit të vitit të kaluar.

Për këtë fajëson kompaninë konsulente të kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës.

Shuma që po e kërkon është milionëshe, njofton Klan Kosova.

Pa i marrë paratë që u takojnë nga kredia e paraparë për ndërtimin e magjistrales, Krasniqi thotë se nuk do të punohet.

 Kompania konsulente arabo-turke “Alteras Botek” i tha Klanit se për ngecjet duhet drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës.

Zëvendësministri i kësaj të fundit, Hysen Durmishi, konfirmoi se gjatë ditës do të mbahet takim për këtë çështje, por më pas televizioni nuk mori ndonjë përgjigje nëse u bë ndonjë zgjidhje.

Sidoqoftë, firma që po i ndërton 10 kilometra të kësaj rruge, ka vendosur të shkojë në pushim veror deri më 15 gusht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka folur për ndërprerjen e…