Ndalet Roma, fiton Arsenali
29 tetor 2020
| 23:37
Roma nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 në ndeshjen e dytë të Europa League përballë modestëve të CSKA Sofjes.
Verdhekuqtë u shfaqën të lodhur në këtë takim dhe pa ide përballë një ekipi bullgar të vendosur mirë në fushën e lojës dhe në kërkimit të pikëve.
Trajneri Fonseca kishte hedhur shumë emra të rinj në fushën e lojës, teksa mes tyre nuk mungonte as Kumbulla që zhvilloi një ndeshje shuëm të mirë.
Në ndeshjen tjetër interesante të mbrëmjes në Europa League, Arsenal fitoi me rezultatin e pastër 3-0 përballë Dundald. Për “Topçinjtë” shënuan Nketia, Willock dhe Pepe.