Ndalet seria e fitoreve të LA Clippers
Cleveland Cavaliers është kujdesur për të ndalur serinë prej pesë fitoreve radhazi të Los Angeles Clippers.
Në ndeshjen e zhvilluar në Rocket Mortgage FieldHouse në prani të 19 mijë tifozëve, Cavs kanë triumfuar me 10 pikë diferencë 118:108.
Donovan Mitchell ishte fantastik në këtë duel me 28 pikë të shënuara, duke qenë shënuesi më i mirë te vendasit, ndërsa me lojë të mirë u dallua edhe qendra Jarrent Allen që shtoi 20 pikë e 17 kërcime.
Me dyshifrore e mbyllën ndeshjen edhe Okor me 17 pikë, Strus me 14, LeVert 13, si dhe dyshja Mobey e Niang që shtuan nga 10. Kawhi Leonard me 30 pikë ishte më efikasi te skuadra mike, por kjo paraqitje e mirë e tij nuk mjaftoi për ta shmangur humbjen.
Serinë e fitoreve e ka vazhduar edhe New York Kncisk, që ka marrë fitoren e shtatë radhazi pas triumfit 92:113 në udhëtim te Charlotte Hornets.
Ylli i madh i Knicks, Jalen Brunson ishte më meritori për këtë fitore me 32 pikë e shtatë asistime.
Rezultatet
Charlotte – New York 92-113
Cleveland – Clippers 118-108
Boston – New Orleans 118-112
Brooklyn – Utah Jazz 147-114
Miami – Phoenix 105-118
Houston – Lakers 135-119
Memphis – Sacramento 94-103
Oklahoma – Minnesota 101-107
San Antonio – Washington 113-108
Dallas – Orlando 131-129
Denver – Milwaukee 113-107
Portland – Philadelphia 130-104