Ndalimi i dinarit serb, ‘Financial Times’ shkruan se si Kosova po e sfidon presionin perëndimor
Çështja e ndalimit të dinarit serb në Kosovë ka marrë vëmendjen edhe të mediumeve ndërkombëtare.
“Financial Times”, medium i njohur nga Britania e Madhe, ka shkruar një artikull, të cilin e ka titulluar “Kosova sfidon presionin perëndimor që të vonojë ndalimin e monedhës serbe”.
Në këtë artikull është thënë se “Kosova po sfidon lutjet e perëndimit që shtyn nga e enjtja ndalimin e monedhës së Serbisë për transaksionet me para të gatshme në territorin e saj, një propozim që ka shkaktuar tensione të reja midis dy vendeve pas dekadash paqëndrueshmërie në Ballkan”.
Në artikullin e gjatë, ky medium ka treguar për vendimin e BQK-së që të ndalohet dinari serb. Natyrisht, në artikull është raportuar edhe për presionin e ndërkombëtarëve që zbatimi i këtij vendimi të shtyhet më tutje.
“Financial Times” ka raportuar edhe për deklarimet e Serbisë dhe ankesat e saj në lidhje me ndalimin e dinarit serb.