Ndalimi i Huawei kërcënon industrinë botërore
Kompania Huawei është totalisht kundër ndryshimeve të bëra nga Departamenti i Tregtisë në Shtetet e Bashkuara, me arsye për të ruajtur sigurinë kombëtare, kundër eksportit të komponentëve të teknologjisë amerikane.
Vetë Presidenti Trump ditë më parë riktheksoi mospërdorimin e produkteve Huawei.
Sipas Huawei masa “ishte arbitrare dhe shkatërruese dhe kërcënon të prekë të gjithë industrinë në botë. Ky rregull i ri do të ketë një ndikim në zgjerimin, mirëmbajtjen dhe funksionimin e rrjetit për qindra miliarda dollarë të cilat ne kemi zbatuar në mbi 170 vende”.
Qeveria amerikane e vendosi Huawei në ‘listën e zezë’ të tregtisë më 16 maj 2019 “pa arsyetim”, por kompania arriti të përmbushë “detyrimet e saj kontraktuale me klientët dhe furnitorët”.
Sidoqoftë, Uashingtoni “ka vendosur të procedojë dhe të injorojë shqetësimet e shumë ndërmarrjeve dhe shoqatave të industrisë.” Masa do të ketë një ndikim në shërbimet e telekomunikacionit për më shumë se 3 miliardë njerëz që përdorin produkte dhe shërbime Huawei në të gjithë botën.