Ndalimi i Huaweit do t’i kushtonte operatorit hekurudhor gjerman 400 milionë euro
Operatori kombëtar hekurudhor i Gjermanisë do të duhet të shpenzojë deri në 400 milionë euro për të zëvendësuar të gjithë komponentët në infrastrukturën e tij të furnizuar nga gjigandi kinez i teknologjisë Huawei Technologies, raportoi të premten revista der Spiegel.
Deutsche Bahn, kompani kjo e cila është në pronësi të shtetit, do të përballet me vonesa prej pesë deri në gjashtë vjet për projektet e saj nëse qeveria gjermane vendos të ndalojë komponentët e Huawei brenda një afati të shkurtër, thuhet në raport, duke cituar një dokument të brendshëm të kompanisë.
Një zëdhënës i Deutsche Bahn tha se kompania nuk do jap komente mbi dokumentet e brendshme, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Momentalisht qeveria gjermane është duke rishikuar se nëse disa komponentë të caktuar nga Huawei dhe ZTE do duhet të ndalohen për përdorim nga rrjetet e tyre telefonike, në mesin e shqetësimeve të mëdha për shkak të ndikimit të kompanive kineze në infrastrukturën kryesore.
Çdo vendim për të ndaluar tërësisht Huawei-n do të shkaktonte reagime të ashpra nga Pekini zyrtar, me ministrinë e jashtme kineze e cila ka nxitur Berlinin për të vepruar në një linjë me interesat e saj dhe me rregullat ndërkombëtare.