Ndalimi i kontrabandimit të Vuçiqit në pushtet si mundësi për risovranizimin e veriut të Kosovës
Nga Besa Ismaili
Pohimet sa vijnë e shtohen që rezultatet zgjedhore në Serbi që nxjerrin Vuçiqin fitues janë të manipuluara.
Me këtë rezultat dalin të kënaqur vetëm Rusia, serbët e Bosnjës dhe serbët e Kosovës.
Pasojat e rezultateve të manipuluara të zgjedhjeve mund të çojnë në trazira shoqërore, jo vetëm brenda Serbisë.
Prandaj, integriteti i sistemit zgjedhor është fundamental për të mirën e shoqërive.
Mungesa e pluralizmit politik tek serbët jashtë Serbisë dhe ndikimi i pushtetit të Beogradit mbi ta ka gjasë të kthehet në fatkeqësi për vet Beogradin dhe pozitën e Serbisë karshi Bashkimit Evropian.
Është pikërisht Bashkimi Evropian që po konteston këto rezultate zgjedhore dhe po kërkon hetim ndërkombëtar të këtij procesi zgjedhor.
Është ky një tjetër momentum politik që qeveria e Kosovës duhet të kapë për të dialoguar me serbët e Kosovës dhe hapur kapitullin e ri të procesit të integrimit të tyre, me qëllimin përfundimtar të ri-sovranizimit të shtetit të Kosovës në veriun e saj, bajrakun për ç’gjë kryeministri Kurti ia lëshoi pikërisht Vuçiqit dhe grupeve të tij kriminale.