Ndalimi i shqiponjës nga Specialja, Zafa: Kjo gjykatë nuk e ka për synim drejtësinë
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale, e cila dje nuk ka lejuar që Jakup Krasniqi të paraqitet në seancë me një kollare me shqiponjë.
Ai ka thënë me këto veprime, Specialja është duke dëshmuar se nuk e ka për synim drejtësinë.
“Fakti që shqiponja në kollaren e Jakup Krasniqit i pengon Gjykatës në Hagë, vetëm sa e vërteton dyshimin se kjo gjykatë e sponzorizue nga Serbia dhe Rusia me argatët e tyre në Kosovë të cilët janë strehuar nën ombrellën e regjimit aktual, nuk e kanë synim drejtësinë, por kanë qëllim luftën kundër identitetit shqiptarë të cilën me krenari e ka bartur dhe është identifikuar UÇK-së. Çdo gjë pritet vetëm drejtësi nuk pritet nga një gjykatë që i pengon shqiponja!”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.