Ndalimi i udhëtarëve nga Serbia, Bislimi: Kam informuar Lajçakun
Zëvendëskryeministëri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar në lidhje me ndalimin e qytetarëve të Kosovës nga ana e Serbisë.
Sipas Bislimit, suksesi i Kosovës në Këshill të Evropës ka nxitur akte të drejtpërdrejta kundrejt qytetarëve kosovarë.
Ai ka treguar se e ka njoftuar BE-në, konkretisht Miroslav Lajçakun për këtë çështje.
“Mbi këtë situatë, kam informuar dhe z. Lajçak. Kjo është përgjigja e Serbisë dhe hipokrizia e tyre ndaj të drejtave të njeriut, të cilat vijnë nga një vend që është aktualisht anëtar i Këshillit të Evropës. Ky akt dëshmon përsëri uljen e tyre në demokraci dhe politikat e tyre të vazhdueshme të agresionit”, ka shkruar Bislimi në platformën “X”.
1/ Kosova's progress, economic development and pure democracy, culminated with yesterday's advancement towards membership in the @coe. This great news, unfortunately sparked hate speech from Serbian politicians, but also direct actions against our citizens.
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) April 17, 2024