“Ndalo luftën menjëherë”, kancelari gjerman i telefonin Putinit
04 mars 2022
| 16:06
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka biseduar me presidentin rus, Vladimir Putin në telefon dhe i ka kërkuar atij që të ndalojë menjëherë të gjitha veprimet ushtarake në Ukrainë, ka bërë me dije një zëdhënës i qeverisë gjermane.
Scholz gjithashtu i ka bërë thirrje Putinit që të lejojë aksesin për ndihma humanitare në zonat ku po zhvilloheshin luftime.
Gjatë bisedës që ka zgjatur një orë, liderët kanë rënë dakord që së shpejti të zhvillojnë bisedime të mëtejshme, ka thënë zëdhënësi i qeverisë gjermane, raporton “BBC”.