Ndalohen 18 emigrantë nga Siria, Egjipti dhe Iraku

06 qershor 2022 | 12:10

Policia e Kosovës ka ndaluar dje një minibus në të cilin gjendeshin 18 emigrantë nga Siria, Egjipti dhe Iraku.

Në njoftimin e policisë është thënë se 11 nga këta emigrantë ishin sirianë, gjashtë nga Egjipti dhe një nga Iraku.

“Të njëjtit kanë potencuar se në mënyrë të organizuar dhe të udhëhequr nga disa persona, përmes rrugëve ilegale nga Turqia, dhe shtete të tjera, përfshirë edhe Kosovën, kishin për qëllim shkuarjen në drejtim të vendeve të BE-së”.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari, ngasësi i automjetit, është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndërsa shtetasit e huaj pas intervistimit nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj në Prishtinë janë dërguar në qendër të azilit”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rafael Nadal vijon të shkruajë historinë e tenisit, duke fituar…