Ndalohen 7 persona të dyshuar nga aksioni në ndërmarrjen publike “Ambienti” në Pejë

16 mars 2023 | 15:12

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se sot në orët e mëngjesit, Policia e Kosovës me njësitet relevante ka zbatuar urdhër-kontrollin në ndërmarrjen publike “Ambienti” në Pejë, ku gjatë këtij operacioni janë shoqëruar në Policinë e Kosovës 9 persona, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të “Ambienti”.

Gjatë urdhër-kontrollit janë siguruar prova të shumta materiale të cilat do shërbejnë për procedurën hetimore në ketë proces penal.

Prokurori i shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë, ka urdhëruar të ndalohen për 48 orë, 7 persona të cilët dyshohen që me veprimet e tyre kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoriteti zyrtar”, “Legalizimi i përmbajtjes se pavërtetë” dhe “Deklarim i rremë”.

Prokuroria Themelore në Pejë do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që kjo çështje penale të ndriçohet.

Vlen të theksohet se ky proces penal ka filluar si rezultat i bashkëpunimit të qytetarëve me prokurorin e shtetit, për çka Prokuroria Themelore e Pejës u është shumë falënderuese.

Gjithashtu i inkurajojmë të gjithë qytetarët të cilët kanë informata për kryerje të veprave penale të bashkëpunojnë me prokurorin e shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të thelluar njohuritë e artdashësve të huaj për identitetin…