Ndalohen dhjetë persona për 48 orë
29 qershor 2020
| 12:12
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 10 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale dhe janë paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të dyshuar.
Gjithashtu, Prokurori i Shtetit ka paraqitur një kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm të një kamioni të markës “Mercedes L 608 D”, çelësin e kamionit dhe masë drusore të llojit “Breu”, në sasi prej 4.08 m³. Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre persona të dyshuar.
Po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person të dyshuar.