Ndalohen dy persona për rrëmbim në komunën e Gjakovës
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda në bashkëpunim me Njësinë e Hetimeve të DRP-së në Gjakovë, më 12.11.2018 kanë ndaluar dy persona M.G dhe A.B., meqenëse ekziston dyshimi se të njëjtit më 11 .11.2018 në fshatin Bec të Gjakovës kanë rrëmbyer personin I.J., nga fshati Rashkoc i Gjakovës në atë mënyrë që e kanë kërcënuar me armë dhe e kanë detyruar të futet në automjetin e tyre, dhe e dërgojnë tek liqeni i Radoniqit.
Arsyeja e rrëmbimit është se viktima I.J., ka marrë pjesë në zgjidhjen e një kontestit në mes të motrës së pandehurit M.G., dhe bashkëshortit të saj, duke e kanosur që këtë çështje ta zgjidhë në favor të tyre, të cilën gjë viktima “ka pranuar ta bëjë”.
Prokurori i çështjes i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që ndaj të pandehurve të caktohet masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.