Ndalohen dy shkodranë në Vlorë, dyshohet se kanë lidhje me atentatin ndaj Top Channel
27 mars 2023
| 18:54
Janë ndaluar 2 persona nga Shkodra në Vlorë lidhur me të shtënat me armë drejt Top Channel.
Ata kanë qenë duke lëvizur me makinë pas ngjarjes dhe ndalimi është kryer pas një pike kontrolli.
Për dy personat nga grupi hetimor nuk përjashtohet mundësia që të kenë lidhje me ngjarjen e rëndë.
Për të shuar këtë dyshim një grup hetimor është nisur në Vlorë për t’i shoqëruar drejt Tiranës këto dy persona me qëllim marrjen në pyetje.