Ndalohen katër persona për marrje ryshfeti, dy nga ta zyrtarë të MPB-së dhe MPJD-së

16 shtator 2021 | 16:15

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë me dije se Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion ka ndaluar katër persona me inicialet J.H., A.F., B.G.,  pasi dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, si dhe një person tjetër me inicialet H.H, dyshohet se ka kryer veprën penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”.

Sipas Prokurorisë, dy nga të ndaluarit janë zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), që dyshohet se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe kanë marrë ryshfet.

“Pas zbatimit të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit të lëshuara nga prokurori i rastit, janë arrestuar katër të dyshuarit nga Policia e Kosovës dhe me aktvendim të prokurorit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, të cilët vazhdojnë të qëndrojnë nën këtë masë”, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë

Prokurori i Shtetit lidhur me këtë rast, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve të tij ligjore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paralelisht me regjistrimet në universitet, edhe në Fakultetin e Mbrojtjes…