Ndalohen vikendet për të dënuarit
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se nga data 11 janar 2021, do të ndalojë përkohësisht lejimin e vikendeve për të dënuarit.
Si masë lehtësuese, do të vazhdohet me vizitat e lira dhe vizitat familjare, raporton “Epoka e re”
“Për vizitat e lira, me qëllim të mbrojtjes nga pandemia Covid-19, kërkohet që për aprovimin e vizitës së lirë, vizitori/ja të sjellë me vete testin me rezultat negativ në Covid-19, i cili duhet të jetë jo më i vjetër se 72 orë. Vizitat familjare do të vazhdohen me pranimin e vetëm një (1) anëtari të familjes. Gjatë vizitës, vizitorët dhe të burgosurit janë të obliguar të respektojnë masat anticovid, (dezinfektues, distancën sociale, vendosjen e maskës)”, ka njoftuar ShKK-ja.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë me dije se ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim”, theksohet në këtë njoftim për media.