Ndalohet anija ruse me grurë ukrainas në Turqi
03 korrik 2022
| 17:42
Një anije mallrash ruse që po transportonte drithë ukrainas, për të cilën autoritetet ukrainase thonë se është vjedhur, u ndalua nga autoritetet doganore turke, njoftoi ambasadori i Ukrainës në Turqi, Vasyl Bodnar.
Sipas tij, anija gjendet në hyrje të portit, ndërsa për të do të vendoset të hënën në mbledhjen e hetuesve turq, shkruan BBC-ja të dielën.
Të shtunën, autoritetet ukrainase i bënë thirrje Turqisë që ta konfiskonin një anije ruse që po transportonte drithëra.
Ukraina zyrtare tha se nuk është e qartë se si anija ka dalë në det, derisa akuzoi Rusinë se ia ka vjedhur grurin. Këto akuza janë mohuar nga Rusia.