
Ndalohet edhe një person për rastin e dhunimit të 11-vjeçares
02 nëntor 2022
| 11:21
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë me dije se ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “ndihmë” në kryerje të veprës penale të dhunimit.
Sipas prokurorisë, i njëjti, dyshohet se veprën penale e kreu në rastin e dhunimit të 11-vjeçares që ndodhi në qershor të vitit 2022.
“Po ashtu, iu njoftojmë se Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente”, është thënë në njoftimin e prokurorisë.
Kujtojmë se në lidhje me rastin janë arrestuar 12 persona.