Ndalohet një grua, dyshohet se deshi ta sulmonte me thikë djalin e saj pesëvjeçar
06 dhjetor 2023
| 20:09
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet rreth një rasti që dyshohet se ka ndodhur në fshatin Bresje të Fushë Kosovës.
Një grua është ndaluar në mbajtje pasi dyshohet se ka dashur ta sulmojë me thikë djalin e saj pesëvjeçar.
Zëdhënësja e Prokurorisë Laureta Ulaj, tha se është iniciuar rasti për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.
“Brenda afatit ligjor pritet të caktohet edhe masa e paraburgimit”, tha ajo për Klankosova
U raportua se fillimisht gruaja në fjalë kishte tentuar ta godiste me karrigë fëmijen e saj.
E gjithë ngjarja u pa edhe nga gjyshi i fëmijës, i cili ka vendosur që të kërkojë ndihmë dhe ta denoncojë rastin në polici.