Ndalohet hyrja e automjeteve për në Shqipëri

31 mars 2018 | 13:37

Është ndaluar përkohësisht qarkullimi në pikën kufitare Vërmicë – Morinë nga autoritetet e Shqipërisë. Njoftimin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për medie.

“Ndalimi i qarkullimit nga autoritetet e Shqipërisë, është bërë për arsye të protestës që po mbahet nga qytetarët në afërsi të Tunelit të Kalimashit dhe në pamundësi për të lëvizur automjetet dhe për shkaqe të sigurisë së qytetarëve nuk lejohet qarkullimi – hyrja e automjeteve në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Policia e Kosovës.

Ndalimi i qarkullimit të automjeteve në pikën kufitare Vërmicë – Morinë, vlen deri në një vendim të ri sipas autoriteteve në Shqipëri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur sot një konferencë…