Ndalohet qarkullimi në rrugën Brezovicë – Prevallë shkaku i punimeve
26 prill 2020
| 11:11
Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka njoftuar publikun se, meqë janë duke u zhvilluar punime në asfaltimin e segmentit Brezovicë-Prevallë, ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në trafikun rrugor në këtë rrugë deri më 2 maj. “Kjo ndalesë e komunikacionit bëhet për shkak të asfaltimit të kësaj rruge në këtë pjesë. Gjatë kësaj kohe qarkullimi i automjeteve është i ndërprerë tërësisht”, thotë MIA.