Ndalohet të blejë cigare kushdo që ka lindur pas 2004-s! Propozimi i parë në botë
Zelanda e Re dëshiron të bëhet vendi pa duhan në vitin 2025. Dhe për ta bërë këtë ka një plan ambicioz, i cili synon të ndalojë shitjen e cigareve dhe produkteve të duhanit tek kushdo që ka lindur pas vitit 2004, duke e bërë pirjen e duhanit në mënyrë të paligjshme për brezin e ri.
Qeveria e kryeministres Jacinda Ardern ka njoftuar një seri propozimesh për të zvogëluar dëmin e duhanit, i cili shkakton 4,500 vdekje në vend çdo vit.
“Ne duhet të përshpejtohemi që të jemi në gjendje të arrijmë qëllimin për t’u bërë pa duhan në 2025”, tha ministrja e Shëndetësisë, Ayesha Verral për Guardian.
Mes propozimeve, ekziston ai për ta bërë shitjen e cigareve dhe produkteve të duhanit totalisht të paligjshme për njerëzit e lindur nga viti 2004 e tutje, por gjithashtu duke rritur gradualisht mosha e duhanit të ligjshëm, duke ulur ndjeshëm nivelin e nikotinës në produkte dhe duke kufizuar vendet që mund të shesin cigare dhe produkte të ngjashme.
Disa organizata të shëndetit publik e kanë mirëpritur projektin e qeverisë, por nuk ka mungesë hutimesh dhe kritikash. Pronarët e dyqaneve të vogla të duhanit janë të shqetësuar për humbjen e fitimeve dhe ekziston rreziku i një zgjerimi të tregut të zi. Rrezik që vetë qeveria e ka pranuar. Por midis reflektimeve që lindën ka edhe një që pyet veten se sa qeveria ka të drejtë të ndërhyjë në jetën e qytetarëve.
Zakon i pirjes së duhanit në Zelandën e Re është i përhapur: rreth gjysmë milionë njerëz, nga një popullsi totale prej 4.9 milionë banorësh, e përdorin atë dhe cigaret janë shkaku i një në katër vdekjeve nga kanceri. Por përqindja e njerëzve që nuk heqin dorë nga pirja e duhanit rritet nëse merret parasysh komuniteti Maori: kanceri është shkaku kryesor i vdekjes në mesin e grave në komunitetin autokton dhe i dyti mes burrave./Il Corriere-Mcntv/