Ndalohet vetura në Merdarë, policia ua gjeti tre personave 75 mijë euro të padeklaruara
Policia kufitare ka kapur plot 75 mijë euro të padeklaruara në një veturë e cila është ndaluar në pikëkalimin kufitar në Merdarë, në dalje të Republikës së Kosovës.
Paratë ishin në veturën me targa “RKS” brenda të cilës gjendeshin tre persona.
“Policia kufitare, në kuadër të planit operativ me karakter ndërkombëtar, realizuar në bashkëpunim me Frontex, ‘Ditët e Veprimit të Përbashkët – JAD Mobile 7’, me datën 15.10.2024, në pikëkalimin kufitar në Merdarë, në dalje të RKS-së, gjatë kontrolleve të shtuara është bërë kontrollimi i automjetit me targa ‘RKS’, në të cilin gjendeshin tre persona meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 75 000 (shtatëdhjetë e pesë mijë) euro bankënota të padeklaruara. Fillimisht, tek tre personat janë gjetur nga 10 000 (dhjetë mijë) euro bankënota, gjersa gjatë kontrollit të mëtejshëm në një qese plastike të fshehur nën ulësen e prapme të automjetit është gjetur edhe një shumë prej 45 000 (dyzet e pesë mijë) euro bankënota të padeklaruara. Mjetet financiare të padeklaruara janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar agresionit kompetent për procedurë të mëtejme”, ka njoftuar policia.