Ndalohet zvicerania me 226 mijë franga dhe makinë
Një shtetase zvicerane është përpjekur të kontrabandonte 226,020 frangash përtej kufirit në doganat në Chiasso-Brogeda
Doganierët italianë kanë ndaluar një shtetase zvicerane në doganën e vendkalimit kufitar Chiasso-Brogeda, e cila nuk kishte deklaruar 226,020 franga, para që i kishte me vete në makinë, shkruan 20minuten.ch, përcjell albinfo.ch.
Zyrtarëve të doganës u lindi dyshimi pasi panë një makinë numërimi të kartëmonedhave në veturë.
Ajo që u konstatua pastaj është se një shtetase zviceran është përpjekur të kontrabandonte 226,020 franga përtej kufirit në doganat në Chiasso-Brogeda, transmeton albinfo.ch.
Sipas Guardia di Finanza, një forcë e specializuar e policisë italiane në varësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave në Romë, incidenti ka ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm.
Një ekzaminim nga afër të makinës u zbuluan 226 mijë franga në kartëmonedha prej 1000 frangash. Paratë ishin fshehur në një zarf të madh. Autoritetet kanë konfiskuar 50 për qind të shumës totale.
Janë iniciuar hetimet për rastin.