Ndarja e 100 mijë eurove për vëllanë e Fitore Pacollit, Haradinaj kërkon nga hetuesia dhe prokuroria ‘të veprojnë’
17 nëntor 2024
| 14:14
Pas ndarjes së një subvencioni prej 100 mijë eurosh për vëllanë e deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacollit, nga Ministria e Bujqësisë që drejtohet ngaFaton Peci, anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka kërkuar hetime nga hetuesia dhe prokuroria.
Në lidhje me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në krejt këtë tregim, Haradinaj ka thënë se ai “nuk guxon të veprojë sepse është vetë i përfshirë”.
“Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të keqpërdoren nga kjo qeveri për të vepruar Hetuesia dhe Prokuroria. Sa për kryeministrin dihet që nuk guxon të veprojë, sepse është vetë i involvuar”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.