Ndarja e keqe nuk e pengon Tahirin të rikthehet sërish te Vushtrria
03 korrik 2019
| 11:58
Portieri Petrit Tahiri ishte ndarë në mënyrë jo të mirë me skuadrën e Vushtrrisë, por kjo nuk i ka penguar të rikthehet vetëm pas gjashtë muajsh.
Portieri më përvojë të madhe e ka konfirmuar nëpërmjet një postimi se në edicionin e ri futbollistik do të jetë pjesë e skuadrës që tash garon në Superligë.
“Rikthehem aty ku e nisa me shkelmimin e parë te topit dhe me Kupa. Ndjenja për të djersitur fanellën e klubit të zemrës, ‘ferri’ i nxehtë vushtrrias që bëhet nga tifozët e flaktë ‘Forca’, projekti serioz i klubit për të ardhmen si dhe trajneri shumë i suksesshëm në vitet e fundit në Kosovë, Bekim Shotani ishin arsyet e rikthimit te Vushtrria”, ka shkruar Tahiri.
/Epoka e re/