Ndarja e mjeteve për pagesën e orëve shtesë për zjarrfikësit të bëhet në baza mujore

29 dhjetor 2021 | 14:53

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të mërkurën që të bëjë pagesën për orë shtesë gjatë vitit 2021 për 766 zjarrfikës.

Ky vendim është marrë me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).

“Ne si Ministri e Financave, Punës dhe Transfereve kemi pranuar kërkesën e MPB-së me arsyetimin për pagesën e orëve shtesë gjatë vitit 2021 për zjarrfikësit. Bëhet fjalë për 513 mijë e 872 euro. Për zbatimin e këtij vendimi përdoren mjete buxhetore në kategorinë e pagave dhe shtesave të organizatave buxhetore aty ky zjarrfikësit janë në listën e pagave”, ka thënë ministri e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh drejtor ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), ka thënë se ndarja e mjeteve për pagesën e orëve shtesë për zjarrfikësit duhet të bëhet në baza mujore siç e përcaktojnë ligjet e Kosovës.

“Ndarja e mjeteve financiare nga Qeveria e Kosovës, për pagesën e orëve shtesë, ndërrimeve të natës dhe punës gjatë festave, të vitit që po lëmë pas, për zjarrfikësit e Kosovës, është lajm mjaft i mirë për këtë kategori punëtorësh sakrifikues. Gjithsesi, krahas angazhimeve për rregullimin e statusit juridik të zjarrfikësve dhe përmirësimit të kushteve të punës, qeveria duhet të planifikojë me kohë buxhetin për vitin e ardhshëm dhe të ndajë mjetet e duhura financiare, në mënyrë që mjetet shtesë t’u paguhen zjarrfikësve në baza mujore, siç e përcaktojnë ligjet në fuqi të Kosovës”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vite më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u paraqit…