
Ndarja e shtesave për pensionistët, Avdiu: A po bëhet blerje e votave me para të shtetit?
Analistja Zana Avdiu ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që pensionistëve t’u shtohen 100 euro për muajin nëntor.
Avdiu këtë vendim të qeverisë e ka ndërlidhur me fushatën zgjedhore para mbajtjes se balotazhit në disa komuna, më 14 nëntor të këtij viti.
Më tutje, Avdiu ka pyetur se a po keqpërdoren këto kategori, siç është shfrytëzuar sipas saj shfaqja në veri të vendit për fushatë.
“Qeveria njëherë ua heq 20 euro pensionistëve, e tash para zgjedhjeve veç këtë muaj ua shton 100 euro. Përfituesve të ndihmave sociale për periudhën nëntor dhe dhjetor, do të iu dyfishohet pagesa. Meqë shfaqjet në veri e tjera nuk mjaftuan për fushatë, tash po i keqpërdorë këto kategori a? A po bëhet blerje e votave me para të shtetit? Çka është kjo?”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.