Ndarja nga jeta e ish-presidentit Nishani, Paloka: Fatkeqësi për familjen dhe për gjithë demokratët
28 maj 2022
| 15:00
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka konfirmuar vdekjen e ish-presidentit Bujar Nishani.
Përmes një mesazhi në rrjetin social “Facebook” Paloka ka shkruar se pak më parë u konfirmua lajmi i vdekjes së Nishanit.
“Një lajm i hidhur ka pak që u konfirmua; Bujar Nishani , ish-president i Republikës, ministër dhe funksionar në disa poste të rëndësishëm të PD-së në vite, ka ndërruar jetë! Një fatkeqësi për familjen dhe për gjithë demokratët. Respekti ynë për gjithçka që dha për PD dhe për vendin, do e shoqëroj kurdohere!”, ka shkruar Paloka.